Xavi i aktivizon titullarë dy afrime nga afati kalimtar!
Do të startojë në orën 21:30, dueli mes Getafes dhe Barcelonës, i vlefshëm për javën e parë të La Ligës.
Kampionët e Xavit, do të kërkojnë ta nisin në mënyrën më të mirë të mundshëm këtë sezon, teksa objektiv i vetëm në këtë përballje janë 3 pikët.
Për sa i përket formacioneve zyrtare, tekniku i katalanasve, ka aktivizua nga minuta e parë, dy afrimet e merkatos së verës, bëhet fjalë për mesfushorët Oriol Romeu dhe Gyndoan.
Ndërkohë reparti ofensiv formohet nga dyshja Rafinja-Levandovski. Në duelin e fundit që Getafe përballej me Barcelonën, sfida mbyllej në barazim 0-0..