Florent Muslija ka shkëlqyer në fitoren e Paderbornit në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë.
Paderborni fitoi me rezultat 7-0 ndaj Cottbusit të dielën.
Muslija shënoi golin e pestë në minutën e 64-të, një super gol nga goditja e dënimit.
Fillimisht ai kishte asistuar për golin dytë të ndeshjes të realizuar nga Visar Musliu në minutën e 11-të.
Ai u zgjodh lojtar i ndeshjes ku mori edhe trofeun, ndërsa edhe nga SofaScore u vlerësua me notën 8.9.