Strasbourg merr tre pikë në ndeshjen e parë të këtij sezoni të Ligue 1, duke fituar me rezultatin 2:1 ndaj Lyon në “Stade de la Meinau”.
Përtej tentativave nga të dyja anët, pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura.
Goli i parë i këtij takimi u realizua në minutën e 63’, me Bellegarde që zhbllokoi sfidën dhe u dha avantazhin vendasve.
Lyon u mundua të gjente barazimin dhe diktoi ritmin, megjithatë ishte sërish Strasbourg që do të realizonte, me Mothiba, i cili i asistuar nga Bellegarde dyfishoi avantazhin e vendasve në minutën.
Miqtë nga ana tjetër vazhduan me tentativat dhe ngushtuan rezultatin në minutën e 88’ me Tagliafico, por në fund ky gol si dhe tentativat e një pas njëshme të Lyon nuk bënë ndonjë diferencë, pasi vendasit ia dolën të ruanin rezultatin dhe të merrnin fitore këtë mbrëmje.