Leçe e Dermakut, Berishës dhe Ramadanit, nuk ka zhgënjyer në ndeshjen e vlefshme për raundin e 1/32-ave të Kupës së Italisë duke mposhtur me rezultatin 1-0 skuadrën e Komos.
Në dispozicion të trajnerit të Leçes ishin të 3 futbollistët shqiptarë, por u preferua vetëm mesfushori Ramadani, i cili qëndroi në fushë gjatë gjithë 90 minutave, duke bërë një paraqitje dinjitoze.
Golin e vetëm të sfidës e shënoi Almqvist në minutën e 27-të, teksa Medon Berisha dhe Dermaku, e ndoqën duelin nga stoli.
Gjasat janë të mëdha, që me këto paraqitje, Ramadani, të fitojë vendin e titullarit edhe në kampionat, me fanellën e klubit që militon në Serinë A.