Juventus arrin akordin me Berardin

Futboll

Juventus arrin akordin me Berardin

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 11:58
Domenico Berardi

Juventus dhe Domenico Berardi kanë arritur një marrëveshje për transferimin e sulmuesit në Torino.

Me situatën e Lukakut të bllokuar, bardhezinjtë po kërkojnë një përforcim tjetër për repartin ofensiv dhe është pikërisht kapiteni i Sassuolos ai që është përzgjedhur.

Max Allegri ka dhënë miratimin e tij për 29-vjeçarin dhe Giuntoli është vënë në lëvizje për të bërë të mundur transferimin e lojtarit kalabrez në Torino.

Agjentët e Berardit tani po shtyjnë klubin e Sassuolos të bëjnë të mundur këtë transferim. Gjithashtu edhe lojtari është duke ushtruar presion mbi klubin e tij aktual në lidhje me transferimin.

Sassuolo kërkon rreth 20 milionë euro për kartonin e sulmuesit italian, ndërsa Juventus dëshiron të ulë këtë vlerë monetare duke përfshirë në tratativë edhe disa lojtarë të rinj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat