Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, ka debutuar në mënyrën më të mirë në fanellën e skuadrës së njohur gjermane, Koln.
Paçarada me Koln-in shënuan fitore pas 120 minutave në udhëtim me rezultat 3:1 ndaj VfL Osnabruck, në kuadër të 32-tës së finales së Kupës së Gjermanisë.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (1:1).
Paçarada feston me shokë
Sipas faqes për statistika “Sofascore”, portieri Florian Kleinhansl i Koln-it është lojtar i ndeshjes me notën 8.6.
Pas tij shkëlqeu Paçarada duke u vlerësuar me notë 8.0.
Paçarada ka treguar lojë të madhe duke i dhënë siguri repartit të mbrojtjes së Koln-it.
Një debutim fantastik në sfidën e parë në fanellën e Koln-in.