Jurgen Klopp i ka kërkuar drejtuesve të Liverpoolit që të transferojnë Nicolo Barellan me çdo kusht.
Disa ditë më parë, sipas mediave italiane, presidenti Zhang ka bërë të ditur se asnjë lojtar i zikaltërve nuk konsiderohet i paprekshëm.
Mesfushori nuk është në merkato, por me një ofertë prej 80 milionë eurosh ka shumë mundësi që Inter-i të dorëzohet.
Nga ana tjetër, Marotta do të kishte mundësinë ta përdorte atë shifër për të gjetur zëvendësuesin e Barella-s dhe për të gjetur sulmuesin e shumëkërkuar.
Klopp nuk e ka fshehur kurrë pëlqimin e tij për yllin e Inter-it, madje e ka shprehur edhe publikisht duke thënë: “Është shumë i fortë dhe më pëlqen shumë.
Lojtar i klasit të lartë”.
Siç ka bërë të ditur Daily Express, ndryshe nga Lavia, Bellingham dhe vetë Caicedo, këtë herë Liverpool-i është i gatshëm të bëjë pothuajse gjithçka.