Boehly ka shpenzuar thuajse 1 miliard paund për një vit!
Në harkun e pak muajve, pronari i ri i Chelsea-t, Todd Boehly ka shpenzuar thuajse 1 miliard euro.
Ai e bleu Blutë e Londrës për shifrën e 4.25 miliard paundësh në maj të vitit 2022 dhe u hodh menjëherë në sulm për investime të mëdha në merkato.
Më poshtë ju sjellim dhe listën e plotë të blerjeve deri më tani, ku blerja më e shtrenjtë është Moises Caicedo për 115 milionë paund, ndërkohë që pas tij vjen Enzo Fernandez 110 milionë paund dhe më pas Mudryk 88 milionë paund.