Shokët e skuadrës së Chelsea, Ben Chilwell dhe Moises Caicedo janë fotografuar së bashku duke bërë banje të akullt derisa ata kanë kryer procesin e rikuperimit pas stërvitjeve
Ben Chilwell ka postuar një story në rrjetet sociale me transferin e ri të tyre Caicedo derisa dyshja po bënin rutinën e rikuperimit në akull pas stërvitjeve.
Është e sigurt të thuhet se ekuadorianit nuk i ka pëlqyer shumë kjo gjë.
Ish mesfushori i Brighton ju bashkua Chelsea për 100 milionë funte, plus 15 milionë në varësi të paraqitjeve në formë të bonuseve.
Kjo e bënë atë transferin më të shtrenjtë britanik deri në këtë kohë. Transferi shënoi edhe fundin e një sage që zgjati për ekuadorianin.
Lëvizja u paralajmërua para ndeshjes hapëse të Chelsea kundër Liverpoolit, një klub që ishte shumë afër për ta “vjedhur” mesfushorin. Caicedo raportohet si një tifoz i Chelsea dhe citohet të këtë thënë së Claude Makelele dhe N’Golo Kante ishin idolët e tij në fëmijëri.
Mesfushori 21 vjeçar pritet të luajë në ndeshjen e radhës së Chelsea që e zhvillon si mysafirë i Ëest Ham më 20 gusht.