Interi ka zyrtarizuar Carlos Auguston si futbollistin më të ri zikaltër. Nënkampionët e Europës arritën marrëveshjen me Monzën për anësorin e majtë brazilian.
24-vjeçari do të huazohet për një sezon në “San Siro” për 4.5 mln euro, me Interin që do të detyrohet ta blejë në fundin e sezonit për 7.5 mln euro të tjera.
Carlos Augusto zbarkon në Milanon zikaltër për të zëvendësuar Robin Gosens, i cili do të vijojë karrierën në Bundesliga tek Unioni i Berlinit.
Lojtari latin ishte ndër më të dalluarit tek ekipi i Monzës në sezonin e fundit. Që ishte i parë në Serie A për skuadrën italiane.