Mesfushori i Kombëtares shqiptare dhuron spektakël në Champions!
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, i cili aktivizohet me kampionët e Spartës së Pragës, i ka mrekulluar të gjithë me eurogolin e shënuar në minutën e 105-të, në duelin e vlefshëm për turin e tretë të Ligës së Kampionëve ndaj Kopenhagenit.
Me një gjuajtje të kalibruar nga goditja e dënimit, Laçi shtangu portierin kundërshtar, duke shënuar golin për 2-1.
Vlen të theksohet se mesfushori shqiptar e nisi këtë përballje nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 89-të. Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1, teksa dueli iu drejtua minutave shtesë.