Roma ka qenë shumë aktive në ditët e fundit të merkatos, duke afruar dy mesfushorë me emër si Renato Sanches dhe Leandro Paredes, të cilët sot kanë mbërritur në kryeqytetin italian.
Dy lojtarët mbërritën mëngjesin e kësaj të marte në kryeqytetin italian, ndërsa janë pritur me gëzim të madh nga tifozët “verdhekuq”.
Sanches ashtu edhe Paredes do t’i nënshtrohen testeve mjekësore përpara se të nënshkruajnë kontratat e tyre përkatëse.
Portugezi mbërrin te Roma nga Paris Saint-Germain në formë huazimi, ndërsa argjentinasi nga ana tjetër, është blerë për një shifër prej 2.5 milionë euro plus bonuse, ndërkohë që 30% për çdo rishitje të ardhshme do t’i shkojë PSG-së.