Gjiganti turk Galatasaray është kualifikuar në play-iff të Champions League, ku me një këmbë është afër fazës së grupeve.
Galatasaray ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj ekipit slloven Olimpia, në kuadër të ndeshjes së kthimit.
Futbollisti Mauro Icardi ka shënuar në minutën e 24-të.
Skuadra turke mbetet me një lojtar më pak nga minuta e 68-të, kur Torreira u përjashtua me karton të kuq.
Sfida e parë në Lubjanë ka përfunduar me 3:0 në favor të Galatasaray, kësisoj me rezultat të përgjithshëm 4:0 kualifikohet më tej.