Në stadiumin në "Maksimir" është zhvilluar ndeshja e parë e rrethit të tretë të kualifikueseve për Champions Leagues mes Dinamos së Zagrebit dhe AEK nga Athina.
Skuadra greke ka triumfuar me rezultat 2:1 ndaj dinamovitëve.
Duhet theksuar se ndeshja e parë në Athinë është anuluar për shkak të trazirave mes tifozëve të këtyre skuadrave para ndeshjes, ku u vra një tifoz i AEK-ut.
Dinamo ka dëshpëruar para shikuesve të vet.
Për Dinamon shënoi Bulat (39') dhe për AEK-un realizuan Zuber (59') e Galanopoulos (90').