Lorenco Vila është zyrtarisht futbollist i Dinamos dhe vetë klubi kryeqytetas ka zyrtarizuar afrimin e tij.
Palët kanë rënë dakord për një kontratë 3-vjeçar.
“Lorenco Vila është zyrtarisht Dinamovit!
FC Dinamo ka arritur marrëveshjen me klubin e Teutës për transferimin e sulmuesit 24-vjeçar në kryeqytet.
Karrierën e tij Vila e ka zhvilluar në qytetin e Durrësit ndërsa tani do të jetë një përforcim me vlera për ekipin e Dinamos”, shkruan klubi.