Jo vetëm Milani! Një tjetër ekip i Serisë A futet në garë, Jose Mourinho kërkon Armando Brojën në Romë
Armando Broja është kthyer në një lojtar të preferuar në Serinë A. Milani po insiston për të marrë sulmuesin e Shqipërisë në formën e huazimit me të drejtën e blerjes.
Megjithatë Chelsea nuk po i vazhdon më tej bisedimet pasi e kërkon Brojën në Londër.
Nga krahu tjetër edhe Roma ka hyrë në garë.
Sipas mediave italiane, Jose Mourinho kërkon transferimin e Brojës. Por ashtu si edhe në rastin e Milanit, Chelsea nuk ka kthyer përgjigje pozitive për të vazhduar më tej bisedimet.