Buzëqeshja është kthyer në fytyrën e Kilian Mbapesë dhe në atë të drejtuesve të Paris SG-së.
Pas javësh e muajsh tensinesh të larta, fundjava që lamë pa ka ndryshuar të gjithë rrjedhën e ngjarjeve me lojtarin dhe klubin që kanë rënë dakord që kapiteni i kombëtares franceze të vijojë në Paris me opsionin për të rinovuar kontratën me klubin të paktën deri në vitin 2025.
Një zgjedhje që do t’i jepte mundësi Parisit që ta shiste Mbapenë shumë shtrenjtë verën e vitit 2024. Një zgjedhje që natyrisht nuk është pritur mirë në Madrid. Te Reali prisnin që Mbape të vinte që verën e vitit 2023.
Kjo ishte dhe një nga arsyet për se klubi i bardhë ka mbajtur pa një emër fanellën me numrin 9 të lënë bosh nga Karim Benzema. Por ndodhitë e reja në Paris kanë bërë që gjithçka të rrokulliset.