Struga Trim Lum ndeshjen e fazës “play-off” do ta zhvillojë në Strumicë!

Futboll

Struga Trim Lum ndeshjen e fazës “play-off” do ta zhvillojë në Strumicë!

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 12:37
Stadiumi në Strumicël

Struga Trim Lum është në rrugë të mirë që të sigurojë një vend për në ndeshjet e fazës “play-off” të Ligës së Konferencës.

Është ky pa dyshim një sukses i jashtëzakonshëm për skuadrën strugane, që sot udhëtoi drejt Luksemburgut, aty ku të enjtën do të zhvillojë ndeshjen e kthimit të turit të tretë eliminatorë kundër skuadrës së Sëift Hesperange.

Rezultati nga ndeshja e parë në Shkup (3:1) jep shumë shpresa për ekipin e Shpëtim Duros, që në rast se do të kualifikohej në fazën “play-off’, do të duhet të gjejë një stadium të kategorisë A që kërkon UEFA, e që për fat të keq në vendin tonë asnjëri prej stadiumeve aktuale nuk i plotëson kushtet.

Kësisoj si opsion në skenë doli stadiumi nga shteti ynë fqinjë, Shqipëria, “Elbasan Arena”, aty ku ndeshjet e fazës “play-off” do ti zhvillojë edhe Partizani i Tiranës.

Mirëpo fati deshi që këto dy skuadra ndeshjet si vendas ti zhvillojnë në termine të ndryshme, ashtu që gjithçka është “OK” deri këtu, mirëpo informacionet e fundit nga media në Masqedoni “infOSport.mk”, thonë se UEFA insiston që Struga Trim Lum si ekip përfaqësues nga Maqedonia të luaj në tokën e saj.

Kjo ka bërë që të mobilizohet edhe FFM-ja, e që si opsion sheh edhe stadiumin “Bllagoja Istatov” në Strumicë, aty ku ndeshjet e saj i zhvillon skuadra e Bellasicës.

Personat përgjegjës për mirëmbajtjen e stadiumit thuhet se kanë filluar me punë rreth sanimeve në disa pjesë të ndryshme të stadiumit, i cili në një rast të këtillë emergjence ishte përdorur edhe 5 shtatorin e vitit 2017-të, kur në këtë stadium ishin takuar Maqedonia dhe Shqipëria, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret e Botërorit të vitit 2018-të.

Atë kohë kjo ndeshje në vend që të zhvillohet në arenën “Tofor Proeski” në Shkup, për shkak sigurisë ishte zhvendosur në Strumicë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat