Tuchel merr vendimin për mesfushorin gjerman

Futboll

Tuchel merr vendimin për mesfushorin gjerman

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 16:48
Tuchel

Xhoshua Kimish do të vazhdojë të jetë pjesë e Bajernit këtë sezon, por do ta shohim në një tjetër rol. 

Trajneri Tomas Tuchel ka vendosur ti ndryshojë pozicionin, nga nr. 6 në mesfushën mbrojtëse në një rol më të avancuar në sulm si një numër 8.

Ky vendim ka lënë të pakënaqur mesfushorin gjerman si dhe drejtuesit e klubit.

Tekniku tashmë por kërkon një mesfushor të ri mbrojtës në merkato për të marrë rolin e Kimish.

“Sport Bild” raporton se Tuhel e ka marrë këtë vendimin për shkak se e cilëson futbollistin fajtor për ngadalësimin e lojës së ekipit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat