Carlos Augusto, lojtari i ri i Inter-it i marrë nga Monza, ka folur për disa aspekte në lidhje me karrierën e tij në një intervistë të dhënë për kanalet zyrtare të klubit, duke nisur nga momenti kur e ka kuptuar se do të bëhej futbollist:
“Babai im ka ardhur tek unë dhe më ka thënë: ‘Nëse nuk nënshkruan një kontratë si profesionist, do vish të punosh me mua'”.
– Çfarë sporti ndjek përveç futbollit?
“Ndjek NBA dhe NFL. Në NBA jam tifoz me Lakers, ndërsa në NFL me Minnesota Vikings”.
– Preferon të shënosh një gol apo të japësh një asit?
“Një pyetje pak e vështirë (qesh), por do të thoja të shënoja një gol”.