(E plotësuar) - Listës së skuadrave fituese të Superkupës së Evropës i shtohet Manchester City.
Kampionët e Premier League-s vuajtën shumë, por në fund ia dolën të mposhtnin Sevillan në “ruletën” e penalltive (5:4), pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1:1.Sevilla është në epërsi ndaj Manchester Cityt.
Futbollisti Youssef En Nesyri ka shënuar me kokë në minutën e 25-të.
Në minutën e 63-të, Cole Palmer ka realizuar për rezultatin 1:1.
Nga pika e bardhe për City-n u treguan të saktë me radhë Haaland, Alvarez, Kovaçiç, Grealish dhe Walker.
Për Sevillan realizuan Ocampos, Mir, Rakitiq dhe Montiel dhe i vetmi që gaboi, në Serinë e pestë, ishte Gudelj.