Arbnor Muja edhe zyrtarisht është pajisur me pasaportë të Shqipërisë.
Kjo nënkupton se ai tani mund të paraqitet për Kombëtaren e Shqipërisë në futboll.
Muja ishte paraqitur për Kosovën në ndeshjet miqësore, por më pas nuk ishte ftuar.
Sipas ish-trajnerit të Kosovës, Muja i kishte kërkuar garanci për pozitën e titullarit.
Megjithatë vet lojtari e kishte mohuar këtë gjë.