Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Gjibraltar, para ndeshjes së nesërme.
Therandasit do të ballafaqohen me Lincoln Red Imps, në kuadër të rrethit të tretë të Conference League në futboll.
Ballafaqimi i parë ka përfunduar me rezultat 2:0 në favor të Ballkanit.
“Kanë mbetur edhe tri finale, për ta arritur së bashku objektivin tonë primar në Evropë.
E para zhvillohet nesër nga ora 18:00, ku lojtarët tanë zbresin në Victoria Stadium për ta zhvilluar përballjen e dytë me Lincoln Red Imps.
Na priftë e mbara!”, thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.