Ademi për një arsye në Australi

Futboll

Ademi për një arsye në Australi

Nga: K.G. Më: 17 gusht 2023 Në ora: 11:20
Agim Ademi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, do të qëndrojë disa ditë në Sydney të Australisë, ku po mbahet Kampionati Botëror në konkurrencën e femrave. 

“Me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino po qëndroj në Australinë e largët, por shumë të veçantë, për të ndjekur ndeshjen finale të Kupës së Botës për femra, Spanjë-Angli si dhe për të marrë pjesë në Konventën e FIFA-s.

Botërori në Zelandë dhe Australi solli lojëra tejet cilësore e emocionuese dhe interesim të jashtëzakonshëm të tifozëve, duke dëshmuar rritjen e madhe që ka bërë viteve të fundit futbolli i femrave”, ka shkruar Ademi.

Numri një i FFK-së do të përcjell nga afër finalen e madhe mes Spanjës dhe Anglisë.

Finalja luhet më 20 gusht në orën 12.00.

“Ju dëshiroj ditë të mbarë dhe ju ftoj që të dielën ta ndiqni këtë finale të madhe të Botërorit, e cila zhvillohet në orën 12:00, sipas kohës lokale në Kosovë”, ka nënvizuar Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat