Hajdari pritet të nënshkruaj me Voska Sport!
Pasi prishi kontratën me Vllazninë e Shkodrës, emri i Bujar Hajdarit lidhej ngushtë me një transferim te skuadra e Malishevës në Superligën e Kosovës.
Raportohet se shkupjani ka ndërruar mendje dhe përkundër ofertave konkrete nga ana e skuadrës sl Kosovës, ka vendosur të mbetet sërish në Maqedoni, aty ku do të veshë fanellën e skuadrës së Voska Sport.
Burime të afërta me portalin tonë bëjnë me dije se 20-vjeçari të premtën do të prezantohet me fanellën e skuadrës nga elita e futbollit maqedonas, duke plotësuar kështu një vend në repartin e sulmit pas largimit të Behar Fetait, i cili pritet që karrierën ta vazhdojë te skuadra e njohur sllovene e Mariborit.