Pas largimit të Nderim Nexhipit në drejtim të Turqisë, Ballkani ka gjetur drejtorin e ri sportiv.
Omer Bunjakut i është besuar posti i Drejtorit Sportiv te kampionët e Kosovës.
Bunjaku është emër i njohur sa i përket këtij posti, pasi më herët ka qenë Drejtor Sportiv në klubin e Shkupit.
Ai ka ndërtuar skuadrën e Shkupit për plot gjashtë vite, nga nisja e sezonit 2017-2018 e deri në fund të edicionit 2022-2023.