Andrea Cambiaso do të jetë pjesë integrale e kursit të ri të Juventus-it.
Pas një sezoni të mirë në huazim te Bologna, bardhezinjtë vendosën ta blejnë atë menjëherë nga Genoa.
Lojtari i krahut i datëlindjes 2000 u prezantua në konferencë si lojtar i ri i Juves: ëndrrat, ambiciet dhe pesha e fanellës, shumë tema të diskutuara në konferencën për shtyp.
Ndër temat edhe idhulli i tij: Joao Cancelo.
Portugezi, ndër të tjera një ish-lojtar bardhezi, aktualisht është në radhët e Manchester City, pavarësisht se Barcelona po bën gjithçka për ta marrë atë.
Cancelo, pasi mësoi për deklaratat e Cambiaso-s, vendosi ta befasojë atë duke i dërguar fanellën e tij të kompletuar me dedikim.
Juventus regjistroi dhe publikoi një video të reagimit të lojtarit të ri për marrjen e kësaj dhurate shumë të veçantë në kanalet e klubit në rrjetet sociale.
“Çfarë po thua? O Zot! Jo djema, a është e vërtetë? A është me të vërtetë e tij? Nuk e besoj!”, ky ka qenë reagimi i një Cambiaso vërtet mosbesues,