Nga rekordet në atletikë në finalen e Botërorit

Futboll

Nga rekordet në atletikë në finalen e Botërorit

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 15:28
Salma Paralluelo

Botërori në Australi dhe Zelandë të Re po shkon drejt fundit, por historitë e disa prej protagonisteve janë më të vërtetë impresionuese.

E tillë është edhe historia e Salma Paralluelo.

Futbollistja e Spanjës, e cila me golat e saj ka dërguar iberiket deri në finalen e madhe, deri në verën e kaluar as që e mendonte se do të ishte protagoniste e një eventi siç është Kupa e Botës, e cila po zhvillohet në Australi dhe Zelandë te Re.

Për moshat deri në 20 vjeç, Paralluelo mban rekordin në garat e 400 metrave me dhe pa pengesa. Ajo është atletja e dytë më e re, e cila ka qenë pjesë e Lojrave Europiane në Sallë.

Këtë sezon ajo numëron 22 gola për Barcelonën dhe Spanjën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat