Lulzim Imeri pritet të emërohet drejtori i ri sportiv i klubit të futbollit Shkendija e Tetovës.
“Së shpejti duhet të marrë zyrtarisht postin dhe të promovohet në një nga klubet më të trofeshme të futbollit maqedonas dhe një klub që ka buxhetin më të madh në 5-6 vitet e fundit”, shkruan mes të tjera media maqedonase “Sportmedia”.
Imeri pritet të zëvendësojë Harun Isën, i cili qëndrojë vetëm një vit.
“Bashkë me Isën u larguan edhe Skënder Jonuzi dhe Ibrahim Osmani.
Imeri ka qenë prej kohësh pjesë e strukturës drejtuese të Shkendijës, por tashmë pritet do të jetë drejtor sportiv”, shkruan mes të tjera.