Erling Haaland është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe kjo gjë nuk mund të vihet në diskutim. Gjithsesi bomberi holandez ka statistika aspak të mira në ndeshje të mëdha, veçanërisht në finale.
Numri 9 ka shënuar gola në të gjitha format, por jo në finale. Që kur iu bashkua Manchester City-t, ai nuk ka bërë gjë tjetër veçse fitoi tituj: Premier League, FA Cup, Champions League dhe, në fund, Superkupën Evropiane.
Duke marrë parasysh titujt e arritur, përveç finaleve të Community Shield të humbur kundër Liverpool (2022) dhe Arsenal (2023), Erling Haaland ka mbetur bosh në të gjitha. Zero gola dhe zero asistime në pesë ndeshje. Ndaj Liverpool-it, Manchester United, Inter, Arsenal dhe Sevilla ai nuk la gjurmë.
Erling Haaland është ende 23 vjeç, por takimet e mëdha mund të jenë, për momentin, makthi i tij.
Përveçse pa shënuar apo asistuar në finalen e Superkupës së Gjermanisë që luajti me Borussia Dortmund, gjysmëfinalet e edicionit të fundit të Champions League kundër Real Madridit u zgjidhën pa paraqitjen e norvegjezit.