Ademi: Ballkani e ndajnë 180 minuta për ta përsëritur suksesin e vitit të kaluar 

Futboll

Ademi: Ballkani e ndajnë 180 minuta për ta përsëritur suksesin e vitit të kaluar 

Nga: K. G. Më: 17 gusht 2023 Në ora: 20:32
Ballkani

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përgëzuar Ballkanin e Therandës, për kualifikim në finalen e play-off-it, me synime që të sigurojnë një vend në fazën e grupeve.

“Kampioni ynë konfirmon kalimin në fazën e “play-off”-it në UEFA Conference League. 

Pas fitores në "Fadil Vokrri" 2:0, skuadra e Ballkanit ka shënuar fitore edhe si mysafire ndaj skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps, me rezultat  3:1, në kuadër të rrethit të tretë”, ka shkruar Ademi.

Numri një i federatës thotë se Ballkani edhe 180 minuta është larg fazës së grupeve. 

“Kësisoj, FC Ballkani tani ndodhet në “play-off” dhe e ndajnë 180 minuta për ta përsëritur suksesin e vitit të kaluar dhe për t’u përfshirë në fazën e grupeve të kësaj gare. 

Edhe një herë përgëzoj futbollistët e skuadrës portokallezi për lojërat e treguara deri më tani dhe i inkurajoj që të vazhdojnë me përkushtim e këmbëngulje të kërkojnë suksesin e radhës”, ka përfunduar Ademi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat