Tri skuadra shqiptare nga shtetet e ndryshme janë në play - off të Conference League në futboll.
Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, kampioni i Maqedonisë së Veriut Struga Trim dhe kampioni i Shqipërisë Partizani i Tiranës, janë në play - off, ku do të kërkojnë të futen në fazën e grupeve.
Partizani sonte e ka mposhtur me 1:0 ekipin letonez Valmiera, po ashtu ka fituar edhe takimin e parë me 2:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:1 kualifikohet më tej.
Autor i golit është futbollisti Tedi Cara (21').