Kris Hegardt lindi më 6 janar, ditën e “Epifanisë”, me ëmbëlsirat nëpër duar dhe pranë vatrës së ngrohtë si gjithnjë në festat e fundvitit.
Por në gjysmën e parë të jetës familjes së tij iu desh ta rrethonte me dashuri dhe shqetësim, sepse fati nuk dukej të ishte me të. Asokohe kishte pak vend për ëmbëlsi në jetën e tij, teksa zbulonte se kishte kancer në mëlçi.
Ëndrra e tij për të luajtur futboll dukej e shuar pa u formësuar plotësisht, sepse shqetësimi numër një për të ishte të fitonte ndeshjen më të rëndësishme, por nuk dukej se ishte në ekipin e duhur: i duhet një transplant.
Por ai nuk e kishte plotësisht kundër fatin. Hegardtit i jepet një shans: në vitin 2013 ai takohet me Lionel Messin, i cili përmes fondacionit “Make a Wish” (Shpreh një dëshirë) kalon një ditë futbolli me fëmijët me kancer.
Messi interesohet për historitë e të vegjëlve, të cilët e shikojnë me sy.
Dhe që këtu nis historia e dy protagonistëve që vetëm pak ditë më parë janë takuar mes tyre në SHBA, tani që Leo Mesi luan për Inter Majamin dhe Hegardt luan për Filadelfian.
Të dy në fushë: të dy e kanë realizuar ëndrrën për t’u bërë futbollistë. Dëshira e Krisit, letra e dërguar nga diku shumë lart, bëhet realitet falë një transplanti. Në çerekfinale të Kupës së Ligës, Inter Majami i Leos fiton 4-0.
Por Hegardt, i cili e shikon të gjithë ndeshjen nga pankina, këtë herë rezultati i intereson pak. Kur të mbarojë ndeshja ai më në fund mund të shkojë dhe të bëjë një bisedë me Leon, t’i kujtojë atij pasditen me “Make a Wish” kur ai po luftonte për jetën.