Probleme te Napoli në prag të nisjes së sezonit të ri në Serie A.
Kampionët e Italisë e nisin mbrojtjen e titullit të shtunën në transfertë kundër Frosinones.
Trajneri Rudi Garcia ka marrë një lajm të keq përpara debutimit të tij në pankinën e skuadrës së Napolit.
“Ylli” i skuadrës, Kvicha Kvaratskhelia ka humbur ndeshjen me Frosinonen si pasojë e problemeve muskulore.
Trajneri Garcia nuk dëshiron të rrezikojë sulmuesin gjeorgjian, i cili pritet të rikthehet për sfidën e dytë të kampionatit.
Atë përballë Sassuolos së Nedim Bajramit, e programuar të zhvillohet në “Diego Maradona” në datën 27 gusht.