Ish-portieri italian, Gianluigi Buffon ndau mendimin e tij për vlerësimin e lojës së tij nga persona të tjerë dhe emëroi portierin më të mirë në histori, sipas tij.
“Falënderoj njerëzit që mendojnë se jam portieri më i mirë i të gjitha kohërave, por nuk jam.
Ata mendojnë kështu, sepse unë zgjata shumë.
Por për mua, portieri më i mirë i të gjitha kohërave është nga Spanja, Iker Casillas luajti për klubin më të madh në Evropë dhe fitoi gjithçka, si në klub ashtu edhe në kombëtare”, tha Buffon.
Buffon përfundoi karrierën e tij si lojtar në moshën 45-vjeçare.