Superliga e Kosovës i rikthehet nesër aksionit, ku do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të xhiros së dytë të sezonit të ri.
Të dy ndeshjet do të zhvillohen me fillim nga ora 17:00, ku spikat ajo mes Lirisë dhe Dritës.
Pas humbjes në xhiron e parë nga Ballkani, skuadra e Lirisë do të kërkojë fitoren e parë të Superligës, ku do të ketë një test tejet të vështirë ndaj Dritës, e cila në ndeshjen e kaluar e mposhti Llapin 2:0.
Ndërkaq, krahas takimit mes Lirisë dhe Dritës, do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër interesante mes Malishevës dhe Fushë Kosovës.
Malisheva e nisi sezonin me fitore 1:0 si mysafire e Dukagjinit, kurse Fushë Kosova nuk e zhvilloi ndeshjen me Gjilanin, pasi ky i fundit po përballet me një krizë financiare që e ka kapluar klubin.
Po ashtu, nesër ishte paraparë që të zhvillohet edhe derbi mes Gjilanit dhe Prishtinës, por kjo e fundit ka bërë të ditur se ndeshja është shtyrë për të hënën e 21 gushtit, dhe do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Orari i ndeshjeve të nesërme:
17:00 Liria – Drita (Stadiumi Përparim Thaçi)
17:00 Malisheva – Fushë Kosova (Stadiumi i qytetit në Suharekë)