Carlo Ancelotti ka dalë në krahun e Pep Guardiola-s, trajneri i City-t që vazhdon të fitojë trofe mbi trofe:
“Jam dakord me Guardiolan.
Provojnë të rrisin spektaklin duke shtuar ndeshjet.
Shikojnë që futbolli nuk është më argëtues dhe mendojnë të rrisin spektaklin për të fituar më shumë, por që e vuajën më shumë këtë janë lojtarët”.
Trajneri i Real Madrid më pas ka folur për hipotezën e futjes së telekamerave në dhomat e zhveshjes, me Los Blancos që e kan refuzuar që në fillim idenë:
“Mendoj se Real-i ka të drejtën që të mos pranojë. Të kesh kamera në dhomat e zhveshjes nuk ka kuptim”.
Në lidhje me sfidën e kampionatit kundër Almeria-s, Ancelotti ka shpuar: “Është një skuadër me një organizim shumë të mirë. Do të jetë një ndeshje argëtuese.Ne duam të përsërisim ndeshjen që bëmë në Bilbao”.