Milani do të luajë në javën e parë të kampionatit në transfertë ndaj Bolognës.
E veçanta në këtë ndeshje është fakti se në fushën e lojës do të zbresin 11 futbollistë me kombësi të huaj dhe asnjë prej tyre italian.
Një fakt tronditës për futbollin italian që në vitet e fundit ka vuajtur shumë integrimin e të rinjve në formacion.
Sipas një parashikimi të bërë nga “Gazzetta dello Sport”, kundër Bolognës pritet të jenë në fushë 4 lojtarë francezë, dy anglezë, një gjerman, një boshnjak, një holandez, një amerikan dhe një portugez.
Kuqezinjtë kanë bërë një mini-revolucion në merkato, ku pas largimit teë Maldinit të shumta kanë qenë afrimet e lojtarëve të huaj, duke harruar ata italian.