Refuzoi shumë oferta

Futboll

Refuzoi shumë oferta

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 00:10

Ylber Ramadani është prezantuar sot përpara mediave si lojtari më i ri i Leçes.

Përkrahë tij ishte edhe drejtori sportiv i klubit italian, i cili mori fjalën i pari. Stefano Trinçera vlerësoi së tepërmi profilin e mesfushorit shqiptar, si dhe u shpreh se Ramadani refuzoi shumë oferta të tjera për të firmosur për Leçen.

“Jemi këtu për të prezantuar një tjetër fytyrë të re për sezonin e ardhshëm.

Ai është një djalë diellor që ra menjëherë në realitetin tonë dhe në projektin tonë teknik, duke hequr dorë nga shumë oferta.

Ai u vu menjëherë në dispozicion, duke u bërë pikë referimi për të gjithë.

Ai është një pikë kyçe në mesfushën e Kombëtares shqiptare.

E kemi marrë sepse e dinim se mund të humbnim Hjulmand dhe në kohën e duhur e zëvendësuam me një lojtar të rëndësishëm, pa u kapur i papërgatitur dhe jemi të sigurt se do të japë një kontribut të madh”, është shprehur Stefano Strinçera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat