Marc Andre ter Stegen pritet që të rinovojë kontratën me Barcelonën.
Raportohet se marrëveshja e re mes dy palëve është shumë pranë arritjes.
Ende nuk është nënshkruar asgjë, por ka avancime të mëdha.
Kontrata e re do të jetë valide deri në qershorin e vitit 2028, ndërsa struktura e pagës së tij do ta ndihmojë klubin, siç raporton Marca.
Portieri gjerman është pjesë e Barcelonës që nga viti 2014.