Xavi tregon dy pikat e referimit si trajner

Futboll

Xavi tregon dy pikat e referimit si trajner

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 12:11
Xavi Hernández

Xavi Hernández është zgjedhur nga ‘The Collectibe’ për të nxjerrë një seri kartash koleksionuese, ekskluzive nga karriera e tij si lojtar dhe trajner i Barcelonës. Trajneri blaugrana ka dhënë një intervistë për këtë “startup”, në të cilën ka shqyrtuar vitin e tij të parë si trajner.

“Menaxhimi i dhomës së zhveshjes është pothuajse më i rëndësishëm se çështja taktike. Në fund u bëmë gjysmë psikologë, gjysmë teknikë”, – pranoi ish-lojtari i Barçës për punën e tij me secilin anëtar të ekipit katalanas.

– Të jesh një futbollist elitar më bën të ndihem më empatik me lojtarët që nuk marrin pjesë ose nuk e di se çfarë ndjen futbollisti që është rritur më shumë ose ai që ka nevojë për dashuri. Kjo më jep një ndjenjë kontrolli mbi dhomën e zhveshjes”.

Përveç kësaj, trajneri i Barçës ka kujtuar disa trajnerë që i ka marrë si pikë referimi, kur është ulur në stol: “Të kesh si referencë shumë trajnerë do të thotë që ke gjëra nga të gjithë: nga Van Gaal, nga Rijkaard, nga Guardiola, nga Luis Enrique, nga Iñaki Sáez, nga Luis Aragonés. Mjeshtria e menaxhimit të grupit më është dhënë nga Aragonés, ndërsa taktika prej Guardiolës”.

Xavi gjithashtu pranoi se ndonjëherë bëhet nostalgjik kur sheh lojtarët e tij duke luajtur: “Ndonjëherë iu them futbollistëve të mi: sa me fat jeni, edhe unë do të doja të shijoja topin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat