Florent Muslija ka realizuar golin e parë në sezonin e ri me Paderbornin, skuadër që do të tentojë rikthimin në elitën e futbollit gjerman.
Mesfushori i avancuar i Kosovës (13 ndeshje dhe 1 gol me dardanët) shënoi në minutën e pestë në transfertën ndaj Dusseldorfit.
25-vjeçari mori një asist nga krahu i djathtë i sulmit dhe goditi menjëherë, duke dërguar topin në rrjetë.
Paderborni e ka mbyllur në avantazh 0-1 pjesën e parë falë realizimit të futbollistit shqiptar.
Skuadra ka grumbulluar vetëm një pikë në dy takimet e para dhe është në kërkim të suksesit të parë në Bundesliga 2.
Muslija ka filluar sezonin e tretë me Paderbornin. Edicionin e fundit e mbylli me 10 gola në kampionat.