Malisheva ka shënuar fitoren e dytë rresht në edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.
Skuadra e Malishevës nuk ka treguar fare mëshirë për Fushën Kosovën duke i shkaktuar humbje me rezultat 6:1, në kuadër të javës së dytë.
Drilon Hazrollaj realizoi het-trik.
Futbollisti Altin Aliu dhe Drilon Hazrollaj, më të mirët.
Fushë Kosova ka zhvilluar sfidën e parë dhe ka pësuar humbje të thellë, pasi që javën e parë u shty sfida me Gjilanin.
Për Malishevën realizuan Altin Aliu (23’ e 84’), Drilon Hazrollaj (60’ e 67’ e 90+1’), Ilir Mustafa (88’) dhe për “hekurudharët” realizoi Urim Statovci (25’). Malisheva kryeson me 6 pikë dhe Fushë Kosova është në fund me 0 pikë.
Në javën e ardhshme, Malisheva luan në konak të Prishtinës dhe Fushë Kosova do të presë Llapin.