Skuadra shqiptare, Bashkimi i Kumanovës, Besa e Dobërdolit dhe Arsimi i Çegranit, shënuan fitore në javën e dytë të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Bashkimi si vendas e ka mposhtur me rezultat 2:1 Pobedën e Prilepit, ndërsa Besa ngadhënjeu me 2:0 ndaj Bellasicës së Strumicës. Arsimi para shikuesve të vet e mposhti me 4:0 Kamenica Sasën.
Besa kryeson me 6 pikë, e ndjekur nga Pelisteri me 6, Bashkimi 6, Kozhuf 6, ndërsa Arsimi renditet në vend të 6-të me 3 sosh.
Rezultatet
Pelisteri - Novaci 4:0
Bashkimi - Pobeda 2:1
Besa - Bellasica 2:0
Arsimi - Kamenica Sasa 4:0
Teteksi - Osogovo 2:1
Vardari Negotino - Kozhuf 1:2
Skupje - Detonit nesër
Ohrid - Karaorman me 30 gusht