Manchester Utd kthehet duarbosh nga Londra, duke pësuar humbje me rezultat 2:0 në duel me Tottenhamin, në takimin e javës së dytë të Premier League në futboll.
Manchester Utd pëson humbjen e parë në edicionin e ri.
Në minutën e 40-të, Tottenham i pafat, skuadra tenton në dy momente radhazi të shënojë me Porro dhe Sarr, por të dy ndalen nga shtyllat.
Sarr ka shënuar në minutën e 49-të dhe Davies në atë të 83-tën.
Tottenham renditet në vend të katërt me 4 pikë dhe Manchester Utd në të dhjetin me 3 sosh.