Empoli nuk ia del si vendas, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Verona, në hapje të edicionit të ri të Serie A.
Futbollisti Ardian Ismajli u paraqit nga minuta e parë dhe talenti shqiptar Stiven Shpendi nga minuta e 70-të për Empolin.
Verona ia doli të kthehet me tre pikë, duke iu falënderuar golit të futbollistit Bonazzoli (75’).
Një nismë jo e mirë për Empolin e shqiptarëve.