Fluturimi drejt Astanas kthehet në hall për Partizanin

Futboll

Fluturimi drejt Astanas kthehet në hall për Partizanin

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 13:18
Partizani

Klubi i Partizanit nuk ka vendosur ende se kur do të niset drejt Kazakistanit, në një kohë që ndeshja me Astanën do të luhet të enjten e 24 gushtit në orën 16:00. “Panorama Sport” mëson nga burime në klub se drejtuesit kanë menduar edhe udhëtimin me avionin çarter direkt Tiranë-Astana.

Por, përveçse shkon 9 orë, mësohet se është problem për faktin se nuk mund të kalojë dot në sipërfaqen ajrore të Rusisë.

Në këto kushte, klubi është i detyruar të zgjedhë linja alternative dhe gjasat më të mëdha janë që të shkojë një herë në Stamboll, e më pas nga Turqia të prenotojë një çarter drejt Astanës.

Me këtë variant udhëtimi shkon rreth 7 orë, pra një orë e 40 minuta Tiranë-Stamboll dhe më pas 4 orë e 55 minuta,

Stamboll-Astana. Gjasat janë që Partizani të niset drejt Kazakistanit që të hënën, pasi skuadra duhet të përshtatet me klimën në Astana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat