Inzaghi pas fitores ndaj Monzas: Më pëlqeu entuziazmi

Futboll

Inzaghi pas fitores ndaj Monzas: Më pëlqeu entuziazmi

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 13:40
Simone Inzaghi

Interi me fitore prej 2-0 ndaj Monza-s e ka nisur sezonin e ri në Serie A.

Trajneri i “Nerazzurrëve” Simone Inzaghi pas ndeshjes tha se është i kënaqur me lojën që bën të besuarit e tij.

"Më pëlqeu entuziazmi pasi luajtëm një ndeshje të vështirë.

Do ta shikoj sërish ndeshjen padyshim, por skuadra bëri atë që duhej. Jam shumë i kënaqur me këtë”, tha Inzaghi.

“Djemtë ishin shumë të mirë përball një skuadre që luan futboll të shkëlqyer”, ka theksuar strategu italian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat