Ylber Ramadani i dha fund aventurës së tij në kampionatin skocez, duke u bërë pjesë e Serisë A italiane.
Mesfushori i Kombëtares ka firmosur me Leçen dhe në ditët e para me skuadrën e re, stafi teknik dhe stafi drejtues janë shumë të kënaqur.
Vetë drejtori sportiv i Leçes, Stefano Trinkera u shpreh i lumtur për Ramadanin, teksa nuk i ka kursyer elozhet për të, duke e konsideruar edhe si një pikë referimi për të tjerët.
“Jam i lumtur të prezantoj Ramadanin, një djalë i cili ka përqafuar këtë projekt teknik edhe pse ka disa kërkesa të tjera.
Ai më bëri shumë përshtypje.
Që në ditën e parë ai u vu në gatishmëri dhe është bërë pikë referimi për ne.
Gjej rastin të përshëndes Hjulmand, një futbollist që na ka dhënë kaq shumë, por Ramadani i ka të gjitha kredencialet për të sjellë një kontribut të rëndësishëm për Leçen”, u shpreh drejtori sportiv.