Spanja është kampion i ri i botës në futboll.
Vashat spanjolle triumfuan me rezultat 1;0 ndaj Anglisë, në finalen që u zhvillua në stadiumin “Olimpik” në Sydney të Australisë.
Fitorja e Spanjës do të ishte edhe më e thellë sikur futbollistja Jenifer Hermoso të shënonte nga penalltia në minutën e 70-të.
Portierja Mary Earps e priti penalltinë e Jenifer Hermoso.
Futbollistja Olga Carmona Garcia është kreatore e triumfit të Spanjës, duke shënuar në minutën e 29-të.
Anglezet përkundër angazhimit, nuk ia dolën dhe stolisen me medalje të argjendtë.
Suedia e Kosovare Asllanit është fituese e medaljes së bronztë, pasi dje e mposhti me rezultat 2:0 Australinë.